Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Afrim Nura, merr pjesë në Forumin Shtetëror për Arsimimin dhe Integrimin

Afrim Nura, merr pjesë në Forumin Shtetëror për Arsimimin dhe Integrimin - Afrim Nura merr pjesënëForuminShtetërorpërArsimimindheIntegrimin
– min lexim Shpërndaje

Mynih,– Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, Afrim Nura, mori pjesë si i ftuar nderi në Forumin Shtetëror “Arsimimi dhe Integrimi: Rezultatet dhe Perspektivat e Zyrës Shtetërore KAUSA në Bavari”, organizuar me ftesë të Zyrës Shtetërore KAUSA në Bavari. Aktiviteti u mbajt në Qendrën e Informacionit për Karrierën (BiZ), pranë Agjencisë së Punësimit në Mynih.

Forumi u përqendrua në rëndësinë e arsimit profesional dual si një nga faktorët kryesorë për integrimin shoqëror dhe ekonomik. Gjithashtu, u theksua roli i tij në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë me prejardhje migrimi dhe në mbështetjen e ndërmarrjeve për përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja.

Gjatë aktivitetit, konsulli Nura shkëmbeu ide dhe diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit me menaxheren e projektit, Felicitas Eitl, kryeshefin e Agjencisë së Punësimit në Mynih, Wilfried Hüntelmann, si dhe koordinatorin për Integrim të Qeverisë së Bavarisë dhe deputetin, Karl Straub.

Pjesëmarrja në këtë forum theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për zgjerimin e mundësive të të rinjve nga komuniteti kosovar në fushën e arsimit profesional dhe të tregut të punës. Njëkohësisht, u vu në pah nevoja për mbështetjen e ndërmarrjeve shqiptare në Bavari dhe për forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të mërgatës.

Arsimimi profesional dhe bashkëpunimi institucional mbeten faktorë të rëndësishëm për integrimin e suksesshëm, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e perspektivave të qëndrueshme për të rinjtë e mërgatës sonë në Gjermani./kudoshqip

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas