Nëse jetoni dhe punoni në Gjermani, përgatituni për ndryshime të rëndësishme në pasqyrën tuaj të pagës. Kabineti Federal gjerman sapo ka miratuar rritjen e kufijve të kontributeve shoqërore (Beitragsbemessungsgrenzen), një lëvizje që do të ulë pagën net o për një pjesë të madhe të punëmarrësve.
Kjo masë prek direkt të gjithë ata që kanë të ardhura mbi mesataren, duke rritur shumën maksimale të pagës bruto nga e cila ndalen kontributet për sigurimet shëndetësore, të kujdesit, të pensionit dhe të papunësisë.
Sa do të rriten kufijtë?
Ndryshimet e reja që pritet të hyjnë në fuqi sjellin këto pragje të reja mujore:
Sigurimi Shëndetësor dhe i Kujdesit: Pragu i llogaritjes rritet nga 5.812,50 € në 6.375 € në muaj.
Sigurimi i Pensionit dhe i Papunësisë: Pragu rritet nga 8.450 € në 8.850 € në muaj.
Sa para më pak në xhep çdo muaj?
Për punëmarrësit me fëmijë: Ndalesat shtesë do të arrijnë në rreth 102 euro në muaj (më shumë se 1.220 euro në vit).
Për punëmarrësit pa fëmijë: Për shkak të rritjes së paralelisht të fashës së kujdesit, goditja do të jetë akoma më e fortë: deri në 124 euro më pak në muaj.
Kosto shtesë edhe për bizneset: Meqenëse kontributet ndahen 50 me 50 mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, kostoja për çdo vend pune rritet me rreth 203 euro në muaj.
Pse po ndodh kjo?
Rritja e këtyre kufijve lidhet me ecurinë e përgjithshme të pagave në Gjermani gjatë viteve të fundit, por edhe me nevojën urgjente për të mbuluar deficitet e mëdha financiare në arkat e sigurimeve shëndetësore.
Vendimi pret vetëm miratimin formal në Këshillin Federal (Bundesrat) për të hyrë plotësisht në fuqi./kudoshqip.com