Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Situata del jashtë kontrollit para Kuvendit: Përplasje dhe gaz lotsjellës

Situata del jashtë kontrollit para Kuvendit: Përplasje dhe gaz lotsjellës - Situata del jashtë kontrollitparaKuvenditPërplasjedhegazlotsjellës
– min lexim Shpërndaje

Situatë e tensionuar dhe përplasje janë shënuar sonte para objektit të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të futjes në procedurë për votim të dytë të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Qytetarë të mbledhur para Kuvendit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në mënyrë të dhunshme, ndërsa gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të forcave të Policisë së Kosovës. Si kundërpërgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës në disa raste për të shpërndarë turmën.

Tensionet janë shtuar veçanërisht gjatë largimit nga Kuvendi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kur situata jashtë objektit është përshkallëzuar.

Raportohet edhe për persona të lënduar, si në mesin e protestuesve, ashtu edhe të pjesëtarëve të policisë. Megjithatë, në këto momente nuk ka të dhëna të plota dhe zyrtare për numrin apo natyrën e lëndimeve.

Ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara tashmë kanë kaluar leximin e parë në Kuvend, ndërsa sonte pritej që ato të shqyrtoheshin edhe në lexim të dytë. Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar që ndryshimet të votoheshin, por pika nuk u hodh fare në votim.

Nga PDK-ja pretendohet se kryeministri Kurti e ka kushtëzuar votimin e ndryshimeve të ligjit me procesin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Deri tani, partitë politike nuk kanë arritur një marrëveshje për këtë çështje.

Ndërkohë, situata jashtë Kuvendit është tensionuar edhe më tej. Disa deputetë janë përballur me protesta dhe konfrontime gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga objekti, ndërsa raportohet edhe për raste kur protestuesit kanë ndërhyrë fizikisht ndaj tyre.

Forca të shtuara policore janë vendosur në zonën përreth Kuvendit, ndërsa pas orës 20:00 situata ka nisur të përshkallëzohet sërish, me përdorim të gazit lotsjellës dhe hedhje të mjeteve piroteknike.

Në ndërkohë, mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për votimin e ndryshimeve të ligjit dhe për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, për të cilin afati kushtetues për votim përfundon më 6 tetor./kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas