Shqip kudo që je!

Protesta në mbi 35 qytete gjermane kundër AfD-së, dhjetëra mijëra në rrugë

Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë sot në rrugët e qyteteve të ndryshme të Gjermanisë, në protesta kundër ekstremizmit të djathtë dhe në mbrojtje të demokracisë.

Demonstratat janë zhvilluar në më shumë se 35 qytete, mes tyre Mynihu, Berlini, Hamburgu, Magdeburgu, Shverini, Dresdeni dhe Leipzig-u. Në qendër të protestave ishte kundërshtimi ndaj forcave të së djathtës ekstreme, ndërsa një prej kërkesave të ngritura ishte edhe rishikimi i mundësisë për ndalimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Mobilizimi i madh qytetar vjen pas rezultateve të fundit elektorale të AfD-së në Saksoni-Anhalt, të cilat kanë rritur shqetësimin tek kundërshtarët e ekstremizmit të djathtë dhe organizatat që angazhohen për mbrojtjen e institucioneve demokratike.

Protestat u organizuan nga një aleancë jopartiake, e përbërë nga më shumë se 100 organizata, iniciativa qytetare dhe sindikata, të cilat u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubime kundër së djathtës ekstreme.

Në Berlin, sipas policisë, rreth 18 mijë persona morën pjesë në protestë. Në qendër të Mynihut, raportimet e ARD-së flasin për rreth 12 mijë pjesëmarrës, ndërsa organizatorët në Hamburg deklaruan se në tubim morën pjesë rreth 25 mijë njerëz.

Protesta të mëdha janë zhvilluar edhe në Düsseldorf, ku, sipas të dhënave të raportuara nga policia dhe organizatorët, rreth 20 mijë persona iu bashkuan marshimit.

Organizatorët e protestave kanë theksuar se qëllimi i mobilizimit është dërgimi i një mesazhi të qartë kundër ekstremizmit të djathtë dhe në favor të ruajtjes së vlerave demokratike në Gjermani./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus