Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Qytetarët marshojnë sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Qytetarët marshojnë sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - Qytetarët marshojnë sot nëPrishtinënëmbështetjetëish-krerëvetëUÇK-së
– min lexim Shpërndaje

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një organizim në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Marshi organizohet nga platforma “Liria ka emër” dhe nis në orën 14:00 në kryeqytet. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në këtë aktivitet solidarizues.

Ky organizim mbahet vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa procesi ndaj tyre po zhvillohet në Hagë.

“Marshi për Liri” pritet të sjellë në Prishtinë qytetarë dhe mbështetës të shumtë, ndërsa zhvillimet gjatë aktivitetit do të përcillen nga afër.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas