Shqip kudo që je!

LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

LVV pritet ta nominojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit - LVV pritet ta nominojëAlbulenaHaxhiunpërkryetaretëKuvendit

Sot, në orën 11:00, do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Siç mëson Telegrafi, Lëvizja Vetëvendosje pritet ta nominojë Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cilët do të jenë kandidatët për nënkryetarë nga PDK-ja dhe LDK-ja, pasi këto dy parti kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në seancë.
Se si do të zhvillohet procesi i votimit dhe cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, LDK-së dhe partive të tjera ndaj kandidaturës së Haxhiut, pritet të qartësohet gjatë seancës.

Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit – a do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët?
Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus