Shqip kudo që je!

Nis Konferenca e IX e Ambasadorëve të Kosovës

Nis Konferenca e IX e Ambasadorëve të Kosovës - Nis Konferenca IXeAmbasadorëvetëKosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e cila këtë vit mbahet nën temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”.

Në konferencë po marrin pjesë krerët institucionalë, ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të Kosovës, ndërsa në fokus janë rezultatet e diplomacisë kosovare, zhvillimet ndërkombëtare dhe prioritetet e politikës së jashtme.

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, vlerësoi angazhimin e diplomatëve dhe theksoi se Kosova do të vazhdojë të punojë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, zgjerimin e partneriteteve dhe avancimin e integrimit euroatlantik.

Konjufca veçoi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa si prioritete të politikës së jashtme përmendi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, avancimin drejt Bashkimit Evropian, diplomacinë ekonomike e publike dhe forcimin e lidhjeve me diasporën.

U.d. Presidentja Albulena Haxhiu tha se Kosova ka ndërtuar një pozitë të rëndësishme ndërkombëtare në më pak se dy dekada shtetësi. Ajo u bëri thirrje ambasadorëve që, përveç avancimit të njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, të fokusohen edhe në krijimin e partneriteteve konkrete dhe afatgjata me shtetet mike.

Ndërkaq, Kryeministri në detyrë Albin Kurti theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, rritjes së kapaciteteve të sigurisë dhe thellimit të partneriteteve ndërkombëtare. Ai veçoi veçanërisht bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, duke e cilësuar atë thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

Konferenca do të vijojë punimet edhe gjatë dy ditëve të ardhshme, me diskutime mbi prioritetet e politikës së jashtme, zhvillimet ndërkombëtare dhe mundësitë për avancimin e interesave shtetërore të Kosovës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus