Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet

Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet - Konsullata Kosovës nëMilanomodernizonshërbimet
– min lexim Shpërndaje

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano ka bërë të ditur se ka funksionalizuar me sukses sistemin e ri për aplikimin për pasaporta dhe letërnjoftime.

Sipas njoftimit, modernizimi i sistemit do t’u mundësojë bashkatdhetarëve aplikime më të shpejta, kohë më të shkurtër të pritjes, më shumë termine në dispozicion dhe shërbime më efikase.

Konsullata thekson se procedurat janë thjeshtuar ndjeshëm, duke u kursyer kohë qytetarëve dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve konsullore.

Për caktimin e terminëve, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Kosovës në Milano përmes adresës elektronike: terminet.kpmilano@rks-gov.net.

Nga Konsullata u shpreh gjithashtu përkushtimi për të vazhduar ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për bashkatdhetarët në Itali.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas