Milicia Houthi e Jemenit sulmoi dy cisterna saudite të naftës, tha të enjten grupi i mbështetur nga Irani, ndërsa më vonë një agjenci saudite e lajmeve konfirmoi se njëra prej anijeve ishte përfshirë nga zjarri në Detin e Kuq.
Kërcënimi për hapjen e një fronti të ri në luftën mes SHBA-së dhe Iranit erdhi ndërsa ushtria amerikane kreu natën e 12-të radhazi të sulmeve, të cilat tashmë janë zgjeruar edhe në perëndim dhe qendër të Iranit.
Houthit thanë se sulmuan dy cisternat, Encelia dhe Layla, duke pretenduar se anijet kishin shkelur bllokadën detare të vendosur nga grupi ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq. Ata deklaruan se i goditën cisternat me një numër raketash balistike, raketash lundruese (cruise) dhe dronësh.
Houthit kërcënojnë të sulmojnë cisternat nëse përdorin portet saudite në Detin e Kuq.
Agjencia saudite e lajmeve SPA njoftoi se sulmi shkaktoi zjarr në pjesën e përparme të cisternës Encelia, por të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. Agjencia nuk specifikoi se kush e kreu sulmin.
Një burim i sigurisë detare tha më herët të enjten se Encelia kishte dërguar një sinjal emergjence përmes radios VHF, duke raportuar se ishte goditur nga një raketë teksa ndodhej në kufijtë e jashtëm të portit saudit të Jizanit, në Detin e Kuq, dhe se kishte marrë flakë.
Edhe kompania britanike për menaxhimin e rrezikut detar Vanguard tha se cisterna saudite Encelia u godit nga një predhë e panjohur rreth 70 milje detare (130 kilometra) në jugperëndim të Al Shuqaiqut, në Arabinë Saudite.
Houthit sulmojnë dy cisterna saudite në Detin e Kuq, ndërsa SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026




Lajmet e Fundit


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026
