Shqip kudo që je!

Tragjedi në Bruksel: Disa të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë – viktimat u gjetën në ashensor

Tragjedi në Bruksel: Disa të vdekur pas zjarrit në një ndërtesë – viktimat u gjetën në ashensor - Tragjedi Bruksel Disatëvdekurpaszjarritnënjëndërtesëviktimatugjetënnëashensor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin belg, Brukselin, ku një zjarr i madh në një ndërtesë në qendër të qytetit ka shkaktuar disa viktima.

Sipas raportimeve të fundit, trupat e pajetë të disa personave janë gjetur brenda një ashensori në një objekt që ishte në proces rinovimi. Numri i saktë i viktimave ende nuk është konfirmuar, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se disa persona rezultojnë ende të zhdukur.

Zjarri shpërtheu në ndërtesën e njohur si “OXY”, pranë sheshit qendror Place de Brouckère, një zonë shumë e frekuentuar në Bruksel. Dyshohet se flakët janë përhapur përmes boshtit të ashensorit deri në katet e poshtme, duke krijuar situatë të rrezikshme për punëtorët që ndodheshin brenda.

Në momentin e incidentit, në ndërtesë ndodheshin rreth 250 punëtorë, pasi objekti ishte në rikonstruksion dhe po instaloheshin ashensorë të rinj. Shumë prej tyre u evakuuan me sukses, por disa mbetën të bllokuar.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën gjashtë persona figuronin të zhdukur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe viktima të tjera, pasi një tjetër ashensor nuk ishte ende i arritshëm për ekipet e shpëtimit.

Nga ana tjetër, disa persona janë dërguar në spital me djegie, ndërsa një zjarrfikës ka pësuar goditje nga nxehtësia gjatë operacionit.

Kryetari i Bashkisë së Brukselit, Philippe Close, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi që prek thellë”, duke premtuar mbështetje për të prekurit dhe familjarët e viktimave.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në zhvillim./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus