Presidenti amerikan Donald Trump tha se “do t’i godasim shumë fort”, ndërsa kritikoi Iranin për dështimin për të arritur marrëveshje.
“Ne i goditëm shumë fort mbrëmë. Sa herë që ata dërgojnë dron, ne i godasim shumë fort. Por ne kishim një marrëveshje. Ajo që askush nuk e di, ne kishim një marrëveshje. Ishte një marrëveshje e përfunduar dhe më pas ata e shkelën atë. Ata gjithmonë e shkelin. Ne kemi pasur 10 marrëveshje me këta njerëz dhe kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort”, tha ai në një intervistë telefonike për Fox News.
Trump tha se, përveç sulmeve të reja, SHBA-ja do të bëhet “kujdestare” e Ngushticës së Hormuzit.
“Tani do ta mbrojmë atë dhe do të paguhemi për ta mbrojtur”, tha ai.
Trump tha se do të priste pagesë për mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit, sepse “ne thjesht duam të rimbursohemi për të gjitha këto, për vendosjen e njerëzve tanë në rrezik”.
Komentet e tij erdhën pasi ushtria amerikane rriti numrin e sulmeve që po kryen kundër Iranit gjatë fundjavës.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera








Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026






