Shqip kudo që je!

Mjeku nga Suhareka, Dr. Hekuran Bytyçi, merr pozitë udhëheqëse në Lugano

Mjeku nga Suhareka, Dr. Hekuran Bytyçi, merr pozitë udhëheqëse në Lugano - Mjeku Suhareka DrHekuranBytyçimerrpozitëudhëheqësenëLugano

Dr. Hekuran Bytyçi, mjek nga Suhareka, po vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në fushën e mjekësisë në Zvicër, duke marrë rol udhëheqës në Lugano.
Sipas një interviste të publikuar në revistën Albinfo.ch, Dr. Bytyçi është emëruar në pozitën Capoclinica në Lugano, një hap i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale. Ai ka ndërtuar rrugëtimin e tij nga Suhareka drejt qendrave të njohura universitare e mjekësore në Zvicër, duke u specializuar në fushën e kardiologjisë.
Në intervistë, Dr. Bytyçi ka folur për fëmijërinë në Suharekë, shkollimin, studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe vendimin për t’u zhvendosur në Zvicër pas përfundimit të fakultetit. Ai ka theksuar se rruga profesionale jashtë vendit nuk ka qenë e lehtë, por përkushtimi, puna intensive dhe dëshira për zhvillim e kanë ndihmuar të arrijë rezultate të rëndësishme.
Përveç punës klinike, Dr. Bytyçi është i angazhuar edhe në kërkim shkencor dhe publikime ndërkombëtare, duke e parë mjekësinë si një proces të vazhdueshëm zhvillimi, bashkëpunimi dhe përditësimi profesional.
Ai ka theksuar se lidhja me Kosovën dhe Suharekën mbetet e veçantë, ndërsa vendlindjen e konsideron pjesë të rëndësishme të identitetit të tij personal dhe profesional.
Suksesi i Dr. Hekuran Bytyçit përbën një shembull pozitiv të profesionistëve nga Kosova që po ndërtojnë karrierë të suksesshme në qendrat e rëndësishme evropiane, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen me vendlindjen shkrua Albinfo.ch.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus