Shqip kudo që je!

Tragjedi në Gjermani, qeni sulmon për vdekje një fëmijë katërvjeçar

Tragjedi në Gjermani, qeni sulmon për vdekje një fëmijë katërvjeçar - Tragjedi Gjermani qenisulmonpërvdekjenjëfëmijëkatërvjeçar

Një vajzë katërvjeçare ka ndërruar jetë në Gjermani pas një sulmi nga një qen brenda banesës ku jetonte familja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Osternienburger Land, ku pasditen e së mërkurës policia dhe ekipet e emergjencës u njoftuan për incidentin. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve mjekësore dhe përpjekjeve për reanimim, fëmija nuk arriti të mbijetojë.
Sipas hetimeve fillestare të autoriteteve, vajza dhe qeni ndodheshin në të njëjtën hapësirë në momentin e ngjarjes. Dyshohet se sulmi i kafshës i shkaktoi plagë të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Policia bëri të ditur se pas mbërritjes në vendngjarje nuk kishte më rrezik të drejtpërdrejtë nga qeni. Kafsha është marrë nën kontroll nga autoritetet dhe është dërguar në një institucion për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus