Shqip kudo që je!

SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, objektiv siguria në Ngushticën e Hormuzit

SHBA nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, objektiv siguria në Ngushticën e Hormuzit - SHBA nis një valëtëresulmeshndajIranitobjektivsigurianëNgushticëneHormuzit

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit, në një përshkallëzim të ri të tensioneve mes dy vendeve.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se operacioni është zhvilluar me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump, me synim dobësimin e kapaciteteve të Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Sulmet erdhën pak pasi mediat iraniane raportuan shpërthime në zonat jugore të vendit, përfshirë Bandar Abbas dhe Sirik.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës, në Samitin e NATO-s në Turqi, se Uashingtoni do të ndërmerrte sulme të reja ndaj Iranit, pas operacionit të zhvilluar një natë më parë.
Sipas autoriteteve amerikane, ndërhyrja ushtarake është përgjigje ndaj sulmeve të fundit ndaj tre anijeve tregtare që po lundronin në Ngushticën e Hormuzit.
Anijet e përfshira në incident janë cisterna M/T Al Rekayyat, me flamur të Ishujve Marshall, M/T Wedyan, me flamur saudit, si dhe M/T Cyprus Prosperity, me flamur të Liberisë.
Zhvillimet e fundit rrisin edhe më tej tensionet në Gjirin Persik, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim situatën në një nga korridoret më të rëndësishme të transportit detar në botë.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus