Shqip kudo që je!

Ushtria amerikane thotë se ka nisur sulme të reja ndaj Iranit

Ushtria amerikane thotë se ka nisur sulme të reja ndaj Iranit - Ushtria amerikane thotë sekanisursulmetërejandajIranit

Ushtria amerikane po kryen sulme të reja ndaj Iranit, njoftoi të mërkurën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), vetëm pak orë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se marrëveshja e përkohshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin ishte “marrë fund”.
Sipas CENTCOM-it, sulmet kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, shkruan Reuters.
“Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore jetike ndërkombëtare”, thuhet në një postim të Komandës Qendrore të SHBA-së në rrjetin social X.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus