Kosova pritet të mbetet ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme, pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në kontinent, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cituara nga Euronews.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka shpërndarë këtë artikull të Euronews.
“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati.
Sipas Euronews, ekonomitë e vogla evropiane pritet të vazhdojnë të tejkalojnë ritmin e rritjes së eurozonës edhe në fund të kësaj dekade, pavarësisht sfidave që përballen ekonomitë e kontinentit.
Artikulli thotë se Kosova pritet të mbetet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pavarësisht madhësisë së saj relativisht të vogël.
“Faktorët që nxisin rritjen janë të veçantë. Paratë e dërguara nga një diasporë e madhe, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, financojnë si konsumin ashtu edhe investimet e bizneseve, ndërsa shpenzimet publike për infrastrukturë dhe thellimi i sektorit bankar i shtohen kësaj tabloje”, thekson ndër të tjera artikulli.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera

Votohet Qeveria Kurti 4: 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim
13 Shtator, 2026










Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026





