Shqip kudo që je!

Zvicra dhe Austria synojnë të bashkëpunojnë në blerjen e pajisjeve ushtarake

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, kundërpërgjigjet Teherani - SHBA-ja kryen sulme tërejanëIrankundërpërgjigjetTeherani

Zvicra dhe Austria po zgjerojnë bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes, duke shqyrtuar mundësinë e realizimit të blerjeve të përbashkëta të pajisjeve ushtarake. Qëllimi i kësaj nisme është ulja e kostove, rritja e efikasitetit dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të të dy vendeve.

Ministri zviceran i Mbrojtjes, Martin Pfister, dhe ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, bënë të ditur se fokusi kryesor do të jetë te sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, të cilat kërkojnë investime të mëdha dhe koordinim ndërmjet partnerëve.

Austria tashmë ka porositur 30 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi Skyranger, të prodhuara nga kompania Rheinmetall Air Defence, ndërsa edhe Zvicra planifikon të investojë në sisteme të ngjashme gjatë viteve të ardhshme.

Përveç investimeve në pajisje, të dyja vendet synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e informacionit mbi situatën ajrore, me synimin për të reaguar më shpejt ndaj kërcënimeve të mundshme dhe për të rritur sigurinë rajonale.

Megjithatë, autoritetet në Bernë dhe Vjenë kanë bërë të qartë se nuk është në plan krijimi i një force ajrore të përbashkët. Sipas tyre, kushtetutat e të dy shteteve parashikojnë që secili vend të mbajë përgjegjësi të pavarur për mbrojtjen e hapësirës së vet ajrore.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus