Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për mobilitetin në punë, me synim lehtësimin e qasjes së qytetarëve të të dy vendeve në tregun e punës dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Andin Hoti dhe ministrja Delina Ibrahimaj, teksa e njëjta synon të krijojë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, duke zgjeruar mundësitë për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes si një instrument konkret që afron më tej Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të punës.
“Kjo është një marrëveshje që lehtëson qytetarët në të dy anët e Kombit, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Ajo theksoi se përmes këtij bashkëpunimi do të afrohen më shumë tregjet tona të punës, do të përmirësohen shërbimet për qytetarët dhe do të mbështeten bizneset që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.
Ndërkaq, Hoti u shpreh se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në krijimin e mundësive më të mëdha për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës për të përfituar nga shërbimet dhe programet në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera

Votohet Qeveria Kurti 4: 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim
13 Shtator, 2026










Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026





