Shqip kudo që je!

Autori i dyshuar i masakrës në Stade: 45-vjeçar gjerman me origjinë turke

Autori i dyshuar i masakrës në Stade: 45-vjeçar gjerman me origjinë turke - Autori dyshuar imasakrësnëStade45-vjeçargjermanmeorigjinëturke

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin Stade në Gjermani, ku gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas informacioneve të fundit nga policia gjermane, i dyshuari kryesor është një 45-vjeçar, shtetas gjerman me origjinë turke.

Autoritetet bëjnë të ditur se motivi i dyshuar lidhet me një konflikt familjar për kujdestarinë e një fëmije. Krimi ndodhi brenda një qendre sociale për nëna dhe fëmijë, e cila shërben si strehë e sigurt për gratë që përballen me probleme familjare apo dhunë në familje.

Nga viktimat, katër ishin gra dhe dy burra, të gjithë punonjës të kësaj qendre. Sipas hetimeve paraprake, 45-vjeçari kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme për kujdestarinë e vajzës së tij disa muajshe, e cila jetonte në këtë qendër së bashku me nënën. Fatmirësisht, nëna dhe foshnja nuk janë lënduar.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari tentoi të largohej me makinë, i shoqëruar nga një grua që dyshohet të jetë pjesë e rrethit të tij familjar ose shoqëror. Të dy u arrestuan më pas nga policia dhe ndodhen nën masë sigurie.

Autoritetet e kanë cilësuar rastin si një tragjedi familjare me pasoja të rënda, duke theksuar se nuk ka indikacione për motive politike apo ekstremiste.

Ministrja e Brendshme e landit Niedersachsen, Daniela Behrens, e përshkroi ngjarjen si një akt “të ftohtë dhe të pamëshirshëm”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur jo vetëm Stade-n, por mbarë Gjermaninë./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus