Shqip kudo që je!

Maqedonci merr pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën në Bruksel

Maqedonci merr pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën në Bruksel - Maqedonci merr pjesë nëtakimine35-tëtëGrupittëKontaktitpërUkrainënnëBruksel

Në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku u diskutuan zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situata në Ukrainë.

Në këtë takim të nivelit të lartë, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në përballje me agresionin rus, si dhe përkushtimi për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

Takimi u udhëhoq nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Maqedonci zhvilloi gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të NATO-s dhe ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe adresimi i sfidave aktuale të sigurisë.

Republika e Kosovës, sipas Maqedoncit, mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë, në funksion të forcimit të paqes dhe sigurisë globale./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus