Shqip kudo që je!

Kosova prezantohet në ceremoninë e 40-vjetorit të IPS

Kosova prezantohet në ceremoninë e 40-vjetorit të IPS - Kosova prezantohet ceremoninëe40-vjetorittëIPS

Berlin – Programi Ndërkombëtar i Bursave Parlamentare (IPS) ka shënuar përfundimin e gjeneratës së tij të 40-të, duke kremtuar njëkohësisht edhe 40-vjetorin e themelimit. Ceremonia përmbyllëse vuri në pah rolin e rëndësishëm që ky program ka luajtur ndër vite në promovimin e vlerave demokratike, forcimin e dialogut ndërkombëtar dhe nxitjen e shkëmbimit ndërkulturor.

Në këtë ngjarje morën pjesë mbi 800 të ftuar, përfshirë deputetë të Bundestagut gjerman, përfaqësues të institucioneve federale, përfaqësues të trupit diplomatik, bursistë aktualë si dhe alumni nga vende të ndryshme të botës.

Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit prezantuan vendet e tyre përmes stendave informative dhe elementeve kulturore, duke krijuar një atmosferë të pasur me diversitet dhe shkëmbim kulturash. Kosova u përfaqësua nga bursistja Albina Rahimi, e cila prezantoi kulturën, traditat dhe vlerat e vendit përmes materialeve informative dhe elementeve përfaqësuese të identitetit kombëtar.

Përveç angazhimit të saj në organizimin dhe mbarëvajtjen e ceremonisë përmbyllëse, Rahimi kontribuoi në promovimin e Kosovës para një audience ndërkombëtare, duke ofruar një pasqyrë të trashëgimisë kulturore dhe potencialit të vendit.

Ngjarja shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e kontakteve të reja profesionale mes pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës.

Programi IPS, i organizuar nga Bundestagu Gjerman, mbetet një nga programet më të rëndësishme ndërkombëtare për të rinjtë, duke ofruar mundësi të veçanta për njohjen e proceseve parlamentare dhe forcimin e kulturës demokratike në nivel global./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus