Shqip kudo që je!

SHBA i heq ‘non grata’-n Sali Berishës? Ja çfarë raportohet

Mediat në Shqipëri, si dhe disa platforma informative në Kosovë, kanë raportuar gjatë ditës së sotme se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka hequr sanksionimin “non grata” kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është publikuar fillimisht nga portali “Lapsi.al”, i drejtuar nga gazetari Andi Bushati, si dhe është shpërndarë edhe nga autori televiziv Çim Peka. Sipas këtyre burimeve, vendimi për heqjen e sanksionit i është komunikuar personalisht Berishës nga e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy Van Horn.

Megjithatë, deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit apo nga përfaqësia diplomatike e SHBA-së në Tiranë lidhur me këtë zhvillim.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur të mos komentojë drejtpërdrejt raportimet. I pyetur nga gazetarët në hyrje të Parlamentit, ai është përgjigjur shkurt: “Unë erdha, u krye!”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kujtojmë se Berisha u shpall “non grata” nga SHBA në vitin 2021, me argumentin e përfshirjes në korrupsion të rëndësishëm, një vendim që ai e ka kundërshtuar vazhdimisht duke e cilësuar si të padrejtë dhe politik.

Situata mbetet e paqartë deri në një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane, i cili pritet të sqarojë vërtetësinë e këtyre raportimeve./kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus