Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se të premten, më 5 qershor 2026, nuk do të jetë e hapur për qytetarët, për shkak të angazhimeve në organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj dite nuk do të ofrohen shërbimet e zakonshme konsullore për palët.
Megjithatë, si përjashtim, qytetarët do të kenë mundësi të tërheqin dokumentet personale që tashmë kanë arritur në Konsullatë. Ky shërbim përfshin pasaportat, letërnjoftimet si dhe dokumente të tjera të gatshme për dorëzim.
Autoritetet konsullore u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve që të planifikojnë vizitat e tyre në përputhje me këtë njoftim dhe të shfrytëzojnë ditët tjera për shërbimet e zakonshme.
Konsullata pritet t’i rikthehet funksionimit normal pas përfundimit të angazhimeve lidhur me procesin zgjedhor.

















