Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Tragjedi në Shëngjin: Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

Tragjedi në Shëngjin: Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë - Tragjedi Shëngjin NdërrojnëjetëdytërinjngaKosovapasiumorënngadallgëtdynëgjendjetërëndë
– min lexim Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, pasditën e së mërkurës.
Katër shokë nga Kosova që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.
Siç raporton Top Channel, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën dhe dy raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas