Shqip kudo që je!

Hoxha me vizitë zyrtare në Kosovë, takim me krerët e vendit

Hoxha me vizitë zyrtare në Kosovë, takim me krerët e vendit - Hoxha vizitë zyrtarenëKosovëtakimmekrerëtevendit

Vizita e ministrit Hoxha në Kosovë, takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha po zhvillon gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë.

Fillimisht Hoxha u takua me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, në Presidencë.

Ndërkohë pas bisedimeve me Haxhiun, ministri Shqiptar u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Vizita zyrtare e Ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus