I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, z. Albinot Bimbashi, zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarën me Punë në Misionin e SHBA-së pranë OSBE-së, znj. Kate Rebholz.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në kuadër të OSBE-së dhe ato në Republikën e Kosovës, si dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Misionit të SHBA-së pranë OSBE-së në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Po ashtu, u vlerësua lartë mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe u ritheksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj vlerave demokratike, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rrugës euroatlantike.

















