Shqip kudo që je!

Kongresistë amerikanë vizitojnë Preshevën, Kamberi kërkon fundin e diskriminimit ndaj shqiptarëve

Kongresistë amerikanë vizitojnë Preshevën, Kamberi kërkon fundin e diskriminimit ndaj shqiptarëve - Kongresistë amerikanë vizitojnë PreshevënKamberikërkonfundinediskriminimitndajshqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim në Preshevë me kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam, duke e cilësuar këtë vizitë si një moment të rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të ardhmen demokratike të rajonit.

Përmes një reagimi publik, Kamberi theksoi se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me politika diskriminuese dhe përjashtuese nga autoritetet në Beograd. Sipas tij, prej vitesh po zbatohet një qasje që ndikon në zvogëlimin e pranisë shqiptare përmes pasivizimit të adresave, mungesës së përfaqësimit institucional, diskriminimit ekonomik dhe mosrespektimit të të drejtave kombëtare e gjuhësore.

Ai ngriti shqetësimin se Serbia kërkon standarde të larta për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa të njëjtat parime nuk i zbaton për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Koha e standardeve të dyfishta duhet të marrë fund”, u shpreh Kamberi, duke kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të marrëveshjeve të arritura më herët.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, me të cilin Kamberi tha se kanë ngritur vazhdimisht zërin kundër diskriminimit dhe mungesës së zhvillimit në rajon.

Deputeti shqiptar vlerësoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit amerikan dhe iniciativës për projektligjin HR 6411 në Kongresin Amerikan, duke e konsideruar atë si një sinjal të qartë kundër diskriminimit dhe autoritarizmit.

Sipas Kamberit, mungesa e barazisë reale dhe e zhvillimit ekonomik po ndikon në emigrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës dhe në humbjen e besimit ndaj institucioneve ndërkombëtare.

Ai përfundoi duke theksuar se paqja afatgjatë në Ballkan mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, barazi dhe standarde të njëjta për të gjithë qytetarët.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus