Shqip kudo që je!

Rama: Shqipëria hyn në fazën finale të negociatave me Bashkimin Europian

Rama: Vendimi për kufirin detar me Greqinë pritet në vitin 2026 - Rama Vendimi kufirindetarmeGreqinëpritetnëvitin2026

Kryeministri i Shqipëris, Edi Rama, ka bërë të ditur se më 26 maj në Brussels do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila sipas tij shënon hyrjen e vendit në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rama deklaroi se Shqipëria ka përmbyllur me sukses fazën hyrëse të procesit negociues, pas vlerësimeve dhe diskutimeve të zhvilluara mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare lidhur me reformat dhe detyrimet e realizuara nga vendi.

Gjatë deklaratës së tij, ai kritikoi ashpër opozitën dhe protestat e zhvilluara në Tiranë, duke thënë se ato kishin për qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sipas Ramës, pretendimet se procesi europian i Shqipërisë ishte bllokuar rezultuan të pavërteta.

Ai theksoi se zhvillimet e fundit në Bruksel tregojnë se Shqipëria po vazhdon rrugën drejt integrimit europian dhe se vendi ka fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas kryeministrit, konferenca e 26 majit do të vulosë kalimin e Shqipërisë në etapën finale të negociatave me BE-në, ndërsa përsëriti objektivin që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.

Rama u shpreh se Shqipëria po vazhdon ngjitjen drejt “familjes europiane”, duke e cilësuar këtë proces si një nga objektivat më të rëndësishme strategjike të vendit.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus