Shqip kudo që je!

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm çek në Pragë, diskutohet integrimi evropian i Kosovës - Konjufca takohet ministrineJashtëmçeknëPragëdiskutohetintegrimievropianiKosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Pragë me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka .

Sipas Konjufcës, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe prioritetet e përbashkëta në nivel rajonal.

Takimi u zhvillua në përvjetorin e 18-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Republikës Çeke.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Republikën Çeke në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus