Pas 23 sezonesh me fanellën “Los Blancos”, Real Madridi ka konfirmuar largimin e kapitenit dhe legjendës së klubit, Dani Carvajal.
Mbrojtësi spanjoll, i cili iu bashkua akademisë së Realit në vitin 2002, do ta mbyllë aventurën e tij me 27 trofe të fituar, përfshirë 6 liga të kampionëve – duke u bërë një nga vetëm pesë lojtarët në histori që arrijnë këtë sukses, shkruan Indeksonline
Carvajal zhvilloi 450 ndeshje me Real Madridin, shënoi 14 gola dhe ishte pjesë kyçe e një prej epokave më të lavdishme të klubit madrilen.
Florentino Perez e quajti atë “simbol të Real Madridit dhe të vlerave të klubit”, ndërsa “Santiago Bernabeu” do t’i thotë lamturmirë këtë të shtunë në ndeshjen e fundit të sezonit./Indeksonline/

















