New York: Një event i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në SHBA është shënuar këtë javë në New York, ku është organizuar “Albanian Heritage Day” në stadiumin legjendar të New York Yankees.
Eventi, i iniciuar nga organizata Albanian Roots, synon promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar në një nga arenat më ikonike sportive në botë.
Pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve, të cilët u shfaqën me flamuj kuqezi dhe simbole kombëtare, krijoi një atmosferë unike dhe të veçantë në stadium, duke tërhequr vëmendjen edhe të publikut amerikan.
Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm në rritjen e vizibilitetit të komunitetit shqiptar në SHBA dhe në forcimin e identitetit kulturor në diasporë./kudoshqip.com/

















