Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Wolfsburgu siguron plejautin në xhiron e fundit, bien Heidenheimi e St. Pauli

Wolfsburgu siguron plejautin në xhiron e fundit, bien Heidenheimi e St. Pauli - Wolfsburgu siguron plejautin nëxhironefunditbienHeidenheimieStPauli
– min lexim Shpërndaje

Skuadra e Wolfsburgut e ka siguruar plejautin në Bundesligën gjermane dhe i ka shpëtuar rënies direkte nga Bundesliga, në xhiron e fundit të kampionatit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 34-t, Wolfsburgu fitoi 3:1 në udhëtim te St. Pauli. St. Pauli mbeti i fundit me 26 pikë. Me 26 pikë e përfundoi sezonin edhe Heidenheimi në vendin e parafundit, përkatësisht të 17-tin.

Të dyja këto skuadra do të bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit në Gjermani në edicionin e ardhshëm.
Wolfsburgu me fitore përfundoi në pozitën e 16-të, të plejautit, me 29 pikë.
Te Wolfsburgu në edicionin tjetër do të luajë mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj. Rexhbeçaj kthehet e skuadra e fëmijërisë. Në këtë edicion ishte pjesë e Augsburgut.
Heidenheimi pësoi humbje 2:0 në shtëpi nga Mainzi. Arijon Ibrahimoviqi luajti për 65 minuta te Heidenheimi, kurse portieri Diant Ramaj mbeti në bankën rezervë.

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas