Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Gjermania dhe Ukraina drejt prodhimit të përbashkët të dronëve me rreze të gjatë

Gjermania dhe Ukraina drejt prodhimit të përbashkët të dronëve me rreze të gjatë - Gjermania Ukraina drejtprodhimittëpërbashkëttëdronëvemerrezetëgjatë
– min lexim Shpërndaje

Kiev – Bashkëpunimi ushtarak mes Gjermanisë dhe Ukrainës po hyn në një fazë të re, me fokus në zhvillimin dhe prodhimin e përbashkët të dronëve me rreze veprimi deri në 1,500 kilometra.

Gjatë një vizite zyrtare në Kiev, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi se Berlini po intensifikon partneritetet mes kompanive gjermane dhe ukrainase, veçanërisht në sektorin e sistemeve pa pilot. Ai theksoi se projektet e përbashkëta synojnë zhvillimin e dronëve me kapacitete të ndryshme operacionale, duke rritur ndjeshëm potencialin mbrojtës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, bëri të ditur se aktualisht janë në zhvillim gjashtë projekte të përbashkëta me Gjermaninë në industrinë e armatimit. “Ky është vetëm fillimi”, deklaroi ai, duke lënë të hapur mundësinë për zgjerim të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Zelenskyy falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës përballë sulmeve ruse, ndërsa shtoi se nuk do të bëhen publike detaje të mëtejshme. “Le të jetë një surprizë për rusët”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Pistorius vlerësoi rolin në rritje të Ukrainës në arkitekturën e sigurisë, duke theksuar se vendi nuk është më vetëm përfitues, por edhe kontribues aktiv në këtë drejtim.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Pistorius dhe homologu i tij ukrainas, Mykhailo Fedorov, konfirmuan gjithashtu vazhdimin e trajnimit të forcave ukrainase. Deri më tani, Gjermania ka trajnuar afro 27 mijë ushtarë ukrainas dhe synon ta vijojë këtë mbështetje edhe në periudhën pas një armëpushimi të mundshëm./kudoshqip.com/

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas