Shqip kudo që je!

Forcat amerikane bllokojnë më shumë se 70 tankerë të hyjnë dhe dalin nga portet iraniane

Forcat amerikane bllokojnë më shumë se 70 tankerë të hyjnë dhe dalin nga portet iraniane - Forcat amerikane bllokojnë mëshumëse70tankerëtëhyjnëdhedalinngaportetiraniane

Bllokada amerikane po pengon më shumë se 70 anije cisternë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.
Anijet tregtare kanë kapacitet për të transportuar mbi 166 milionë fuçi naftë, që vlerësohet të ketë një vlerë mbi 13 miliardë dollarë, sipas ushtrisë amerikane.

Donald Trump i ka kushtuar shumë rëndësi bllokadës – të cilën më parë e përshkroi si një “mur çeliku” – dhe se si ajo mund ta detyrojë Iranin të negociojë për shkak të ndikimit të mungesës së eksporteve në ekonominë iraniane.
Ndryshe, një aeroplan luftarak amerikan ka qëlluar mbi dy cisterna nafte të zbrazëta me flamur iranian që po shkonin drejt porteve në Iran sot, sipas ushtrisë amerikane.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), e cila drejton forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se një aeroplan luftarak F/A-18 Super Hornet qëlloi drejt anijeve iraniane.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars ka raportuar për përplasje midis anijeve amerikane dhe forcave të armatosura të Iranit në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus