Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, mori pjesë edhe këtë vit në ngjarjen prestigjioze “AI+ Expo”, e mbajtur në Washington, D.C., forum që mbledh liderë institucionalë, ekspertë të teknologjisë dhe kompani inovative për të diskutuar zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale dhe sektorët strategjikë të së ardhmes.
Gjatë aktivitetit u trajtuan tema që lidhen me inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, bioteknologjinë, robotikën dhe transformimin digjital, fusha që po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekonominë dhe sigurinë globale.

Nga Ambasada e Kosovës u vlerësua se pjesëmarrja në forume të tilla paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, promovimin e potencialit të të rinjve kosovarë në sektorin e teknologjisë dhe avancimin e rolit të Republika e Kosovës në ekonominë digjitale globale.

Në këtë kuadër, u shprehën përgëzime për Yll Bajraktari, Ylber Bajraktari dhe ekipin e Special Competitive Studies Project për organizimin e këtij aktiviteti, i cili synon të nxisë lidershipin dhe bashkëpunimin në teknologjitë që po formësojnë të ardhmen./kudoshqip.com

















