Shqip kudo që je! Rreth nesh Reklamo

Ambasadori i Kosovës në Sofje, Haxhi Bajraktari, takon Presidenten e Bullgarisë Iliana Yotova

Ambasadori i Kosovës në Sofje, Haxhi Bajraktari, takon Presidenten e Bullgarisë Iliana Yotova - Ambasadori Kosovës nëSofjeHaxhiBajraktaritakonPresidenteneBullgarisëIlianaYotova
– min lexim Shpërndaje

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje, Haxhi Bajraktari, mori pjesë në takimin e grupit të ambasadorëve bullgarishtfolës me Presidenten e Republikës së Bullgarisë, Iliana Yotova.

Takimi u mbajt në rezidencën e Ambasadores së Austrisë dhe u fokusua në zhvillimet aktuale politike në Bullgari, proceset evropiane, sigurinë rajonale, si dhe sfidat me të cilat përballet diplomacia moderne.

Gjatë diskutimeve, Ambasadori Bajraktari shprehu mirënjohjen e tij ndaj Presidentes Yotova për pritjen dhe bisedën e hapur, duke vlerësuar njëkohësisht mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i jep Republika e Kosovës, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në proceset euro-integruese.

Ambasadorët pjesëmarrës vlerësuan se takime të tilla shërbejnë si platformë e rëndësishme për shkëmbim të drejtpërdrejtë të mendimeve dhe për thellimin e mirëkuptimit mbi zhvillimet politike dhe diplomatike në vendin pritës./kudoshqip.com

– min lexim Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shërbime për diasporën

Mjete praktike, falas