Shqip kudo që je!

Arti i Petrit Halilajt në Berlin: Një ndërthurje mes modernes dhe traditës shqiptare

Arti i Petrit Halilajt në Berlin: Një ndërthurje mes modernes dhe traditës shqiptare - Arti Petrit HalilajtnëBerlinNjëndërthurjemesmodernesdhetraditësshqiptare

Në Berlin është hapur një ekspozitë e artistit Petrit Halilaj, e cila vjen me një qasje të veçantë duke bashkuar artin bashkëkohor me elemente të folklorit dhe muzikës tradicionale shqiptare. Projekti artistik, i titulluar “Who does the earth belong to while painting the wind?!”, është vlerësuar si një përvojë unike që krijon një lidhje të fuqishme mes së kaluarës dhe së tashmes.

Përmes përdorimit të melodive tradicionale, rrëfimeve gojore dhe simboleve kulturore, ekspozita ofron një reflektim të thellë mbi identitetin, emancipimin dhe rrugëtimin kolektiv ndër vite. Këto elemente ndërthuren natyrshëm me format moderne të artit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për vizitorët.

Në kuadër të kësaj ekspozite është prezantuar edhe “Defi i Syriganës”, i cili është bërë pjesë e skenës artistike në Berlin dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ky projekt është mbështetur gjithashtu nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus