Shqip kudo që je!

Expedia përditëson të dhënat: Kosova tashmë figuron si shtet i pavarur

Expedia përditëson të dhënat: Kosova tashmë figuron si shtet i pavarur - Expedia përditëson dhënatKosovatashmëfiguronsishtetipavarur

Berlin – Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e diplomacisë digjitale është bërë publik nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, i cili njoftoi se platforma globale e udhëtimeve Expedia ka përditësuar të dhënat e saj lidhur me Kosovën.

Sipas këtij njoftimi, Kosova tashmë paraqitet si shtet i pavarur në këtë platformë, ndërsa kryeqyteti i saj, Prishtina, është shënuar saktë, duke zëvendësuar emërtimin e mëparshëm “Priština”.

Ambasadori e cilësoi këtë si rezultat të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike dhe angazhimit institucional për të adresuar pasaktësitë në platformat ndërkombëtare digjitale, të cilat kanë ndikim të gjerë në perceptimin global.

Expedia Group, një ndër kompanitë më të mëdha në botë në sektorin e udhëtimeve online, përfshin gjithashtu platforma të njohura si Hotels.com dhe Vrbo. Sipas ambasadorit, në të gjitha këto platforma Kosova tashmë figuron me të dhëna të sakta dhe në përputhje me realitetin shtetëror.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e prezencës ndërkombëtare të Kosovës në hapësirën digjitale dhe në promovimin e imazhit të saj në tregun global të turizmit./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus