Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Feride Rushiti, të tërhiqet nga kandidatura për presidente. Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se Rushiti do t’i bënte nder shtetit dhe vetes po që se largohet nga kandidimi.
Në një konferencë për media para vazhdimit të seancës për presidentin me fillim prej orës 14:00, Çitaku akuzoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kryetarin e saj Albin Kurti për “tejkalim të të gjithë kufijve”.
“Në këtë situatë reagimi opozitar dhe qytetar është detyrim për të mbrojtur rendin kushtetues dhe të ardhmen e vendit tonë Ne si subjekt politik opozitar do t’ i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për këtë. Sot nga Kuvendi dua të apeloj te partia në pushtet që t’i ndërpresë të gjitha këto veprime karateje të dhunës politike. S’është kuvend i karatesë, por institucion i të zgjedhurve të popullit. Nga zemra i bëj thirrje zonjës Feride Rushiti të tërhiqet nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurtit. E turpshme për shtetin dhe atë vet. Më vjen keq që ka pranuar të huazojë emrin e saj për maskaradë politike”, ka thënë ajo.
Çitaku ka thënë po ashtu se shkelja e qëllimshme e Kushtetutës është rrezik për themelet e shtetit.
“Këtë nuk do ta lejojmë dhe këtë bashkë me qytetarët e Kosovës do ta ndalojmë”, ka thënë ajo.
Kuvendi me fillim prej orës 14:00 prite të vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit.
Në rast moszgjedhjeje të presidentit deri në mesnatë, Kosova do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare. Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Paraprakisht, kandidatët e seancës së 5 marsit, Konjufca dhe Mulhaxha u tërhoqën nga gara. Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Partitë opozitare që bojkotuan mbledhjen, kritikuan pushtetin që ka nisur seancën pa praninë e 80 deputetëve, duke e cilësuar si shkelje kushtetuese.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026



Konsullata e Kosovës në Milano modernizon shërbimet
28 Korrik, 2026



Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane
27 Korrik, 2026

Lajmet e Fundit


Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
29 Korrik, 2026

BMW në krizë? Lajmi për 8.000 largime trondit tregun
29 Korrik, 2026


Armëpushimi SHBA–Iran trondit tregun: nafta bie mbi 11%
28 Korrik, 2026
