Shqip kudo që je!

Konjufca dhe Mullhaxha tërhiqen nga kandidatura për President

Konjufca dhe Mullhaxha tërhiqen nga kandidatura për President - Konjufca Mullhaxha tërhiqenngakandidaturapërPresident

Dy të propozuarit për pozitën e Presidentit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku, janë tërhequr nga kandidatura edhe zyrtarisht, shkruan Reporteri.net.

Pas fjalimit që mbajti, Konjufca mori sërish fjalën, ku kërkoi që zyrtarisht tërheqja e tij nga kandidatura të përfshihet edhe në transkript, meqë tha se mund të jetë kuptuar vetëm si deklaratë politike.

“Unë tërhiqem nga kandidatura për President”, deklaroi Konjufca.

Pas tij, edhe Mullhaxha doli sërish në foltore, ku tha se edhe ajo tërhiqet nga kandidatura.

“Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”, tha Mulhaxha Kollçaku.

Më pas, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, i mbylli punimet e seancës së sotme, e cila u thirr për të diskutuar për Presidentin.

Thirrja e kësaj seance erdhi një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Opozita e bojkotoi atë.

Në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Lëvizja Vetëvendosje të shtunën pas mbledhjes së kryesisë së partisë, doli me një propozim të ri, duke ftuar PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e dhjetë.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës refuzoi të propozonte emra, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po të shtunën përmendi mundësinë e përfshirjes së emrit të Vjosa Osmanit në diskutime.

“LDK mund të propozojë edhe emra, s’kemi nevojë me i propozu tre, e propozojmë një. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president, por njehërë duhet të vendosë a dëshiron marrëveshje”, kishte shkruar Abdixhiku në Facebook./Reporteri.net

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus