Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se ka pasur “biseda të mira” me presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa synon të zgjidhë luftën në Ukrainë.
“Po punojmë për situatën e Rusisë, Rusisë dhe Ukrainës, dhe shpresojmë se do ta arrijmë”, tha Trump në një intervistë për “The Sunday Briefing” të Fox News, përcjell Telegrafi.
Trump theksoi se nuk donte të zbulonte se kur kishte folur për herë të fundit me Putinin.
“Kam pasur biseda me të, dhe kam pasur biseda me presidentin Zelensky, dhe biseda të mira”, tha ai, duke mos specifikuar se kur janë zhvilluar telefonata me asnjërin udhëheqës.
“Urrejtja midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelenskyy është qesharake. Është çmenduri. Dhe urrejtja është një gjë e keqe. Urrejtja është një gjë e keqe kur përpiqesh të zgjidhësh diçka, por do të ndodhë”, tha ai.
Trump ishte zotuar t’i jepte fund luftës që filloi me një pushtim të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por më shumë se një vit në mandatin e tij të dytë, konflikti vazhdon.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera

Nis numërimi i votave me postë nga Diaspora
12 Qershor, 2026

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
12 Qershor, 2026

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar
12 Qershor, 2026




12 Qershori 1999 – Dita e Lirisë së Kosovës
12 Qershor, 2026


SHBA i heq ‘non grata’-n Sali Berishës? Ja çfarë raportohet
11 Qershor, 2026



Lajmet e Fundit

Nis numërimi i votave me postë nga Diaspora
12 Qershor, 2026

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
12 Qershor, 2026

Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar
12 Qershor, 2026


