Shqip kudo që je!

Formohet DDKG: Një hap i rëndësishëm drejt bashkimit dhe fuqizimit të diasporës shqiptaro-kosovare në Gjermani

Formohet DDKG: Një hap i rëndësishëm drejt bashkimit dhe fuqizimit të diasporës shqiptaro-kosovare në Gjermani - Formohet DDKG Një hapirëndësishëmdrejtbashkimitdhefuqizimittëdiasporësshqiptaro-kosovarenëGjermani

Një zhvillim i rëndësishëm për komunitetin shqiptaro-kosovar në Gjermani është shënuar sot me mbajtjen e mbledhjes së parë të kryesisë së shoqatës ombrellë “Dachverband der Deutsch-Kosovarischen Gesellschaften e.V. (DDKG)”.

Në këtë takim themelues, në krye të organizatës është zgjedhur President Erhard Bühler, ish-gjeneral dhe një personalitet me përvojë të gjatë në çështjet ndërkombëtare, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën.

Kryesia e re përbëhet nga:

  • Nënkryetarët: Skender Xhakaliu, Mustaf Abazi, Thomas Wittstadt dhe Agon Kamberi
  • Sekretari i Përgjithshëm: Gazmend Rushiti

Shoqata ombrellë DDKG synon të luajë një rol kyç në përfaqësimin e interesave të komunitetit në raport me institucionet dhe politikën gjermane. Një ndër objektivat kryesore të saj është bashkimi i organizatave të diasporës nën një platformë të përbashkët, duke rritur koordinimin, bashkëpunimin dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të komunitetit.

Ky organizim i ri konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të zërit të diasporës shqiptaro-kosovare në Gjermani, si dhe drejt ndërtimit të një përfaqësimi më të strukturuar dhe të unifikuar në shoqërinë gjermane./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus