Sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar sot në disa pjesë të kryeqytetit iranian, ka raportuar media shtetërore Nour News, pa dhënë detaje për shkakun e incidentit.
Sipas raportimeve fillestare, ende nuk dihet se çfarë e ka nxitur aktivizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Ngjarja vjen në një kohë kur bombardimet janë pezulluar pas armëpushimit SHBA–Iran, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump e ka zgjatur pa afat të caktuar, shkruan skynews.
Një dëshmitar okular për Iran International, media e afërt me opozitën iraniane, ka deklaruar se ka parë disa dronë duke fluturuar në lartësi të ulët mbi zonat jugore të Teheranit. Ai gjithashtu ka raportuar se është dëgjuar zjarr i mbrojtjes ajrore.
Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12, duke cituar një zyrtar ushtarak, ka raportuar se Izraeli aktualisht nuk po kryen sulme ndaj Iranit.
Autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi incidentin, ndërsa situata mbetet e paqartë.
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



NATO-60 mijë trupa pranë kufirit me Rusinë
29 Maj, 2026








Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri
28 Maj, 2026






