Shqip kudo që je!

Konjufca merr pjesë në Antalya Diplomacy Forum

Konjufca merr pjesë në Antalya Diplomacy Forum - Konjufca merr pjesë nëAntalyaDiplomacyForum

Në kuadër të Antalya Diplomacy Forum, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).
Takimi u organizua nga Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, i cili theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Turqia për të mbështetur rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë. Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhej në njoftim.
Konjufca vlerësoi rolin e Turqisë si partner i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus