Shqip kudo që je!

Lajmi i Fundit: Hapet Ngushtica e Hormuzit gjatë armëpushimit

Lajmi i Fundit: Hapet Ngushtica e Hormuzit gjatë armëpushimit - Lajmi Fundit HapetNgushticaeHormuzitgjatëarmëpushimit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për qarkullimin e anijeve tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se vendimi është në përputhje me zhvillimet e fundit dhe marrëveshjen për armëpushim në rajon. Sipas tij, kalimi për të gjitha anijet tregtare nëpër këtë rrugë strategjike detare do të vazhdojë normalisht, duke ndjekur korridoret e përcaktuara nga Organizata e Porteve dhe Transportit Detar të Republikës Islamike të Iranit.

Kjo deklaratë vjen pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan më herët gjatë javës se do të ndërmerrnin hapa për vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën e Hormuzit. Ky zhvillim pasoi mbylljen e përkohshme të kësaj rruge kyçe nga Irani, si reagim ndaj sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit në muajin shkurt.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim të menjëhershëm nga ana e SHBA-së lidhur me deklaratën e fundit të Teheranit.

Armëpushimi mes Iranit dhe SHBA-së, i cili ka një afat dyjavor, pritet të përfundojë më 22 prill. /kudoshqip.com/

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus