Shqip kudo që je!

Distria Krasniqi në finalen e Kampionatit Evropian të xhudos në Tbilisi

Distria Krasniqi në finalen e Kampionatit Evropian të xhudos në Tbilisi - Distria Krasniqi finaleneKampionatitEvropiantëxhudosnëTbilisi

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka siguruar një vend në finalen e Kampionatit Evropian të xhudos, që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku po marrin pjesë rreth 400 garues nga 46 shtete.

Krasniqi e nisi garën në mënyrë të shkëlqyer në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke kaluar me sukses raundin e dytë dhe më pas çerekfinalen. Në përballjen e parë, ajo dominoi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’.

Në çerekfinale, pejania tregoi formë të lartë duke triumfuar ndaj polakes Aleksandra Kaleta, çka i siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Distria vazhdoi paraqitjen e fortë dhe arriti ta mposhtë italianen Odette Giuffrida, duke siguruar kështu finalen e madhe, ku do të përballet me francezen Amandine Buchard.

Ndërkohë, xhudistet tjera nga Kosova, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq, u eliminuan më herët gjatë garës.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus