Shqip kudo që je!

Hyn në fuqi sistemi EES për udhëtimet drejt Bashkimit Evropian

Hyn në fuqi sistemi EES për udhëtimet drejt Bashkimit Evropian - Hyn fuqi sistemiEESpërudhëtimetdrejtBashkimitEvropian

Nga sot, më 10 prill 2026, ka hyrë zyrtarisht në fuqi zbatimi i plotë i Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), një mekanizëm i ri që synon modernizimin dhe forcimin e kontrollit kufitar në vendet e Bashkimit Evropian.

Edhe pse sistemi ka nisur të aplikohet gradualisht gjatë vitit të kaluar, prej kësaj date ai zbatohet në të gjitha pikat kufitare të zonës Shengen për shtetasit e vendeve të treta, pra për qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së.

EES zëvendëson vulosjen tradicionale të pasaportave me një sistem elektronik regjistrimi të hyrjeve dhe daljeve. Në hyrjen e parë pas 10 prillit, udhëtarët do t’i nënshtrohen regjistrimit të të dhënave të mëposhtme:
• të dhënat e pasaportës;
• fotografia e fytyrës;
• gjurmët e gishtërinjve.

Autoritetet theksojnë se refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike do të çojë në refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Në fazën fillestare të zbatimit priten vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore, për shkak të procedurave të reja. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të paraqiten më herët për udhëtim.

Ndërkohë, nuk kërkohet aplikim paraprak për sistemin EES, pasi regjistrimi kryhet automatikisht në momentin e kalimit kufitar. Udhëtarët duhet të sigurohen që pasaporta e tyre të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Sistemi i ri nuk ndryshon rregullat ekzistuese të qëndrimit në zonën Shengen, duke ruajtur kufirin maksimal prej 90 ditësh qëndrimi brenda çdo periudhe 180-ditore./kudoshqip.com

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus