Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po zhvillon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij me RCD Mallorca. Deri tani, ai ka realizuar 19 gola, duke u renditur ndër golashënuesit më të spikatur në La Liga.
Muriqi është shumë pranë një arritjeje historike për klubin, pasi mund të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Mallorcan. Aktualisht, rekordi mbahet nga Samuel Eto’o me 54 gola, vetëm një më shumë se sulmuesi kosovar.
Përveç këtij objektivi, “Pirati” ka mundësinë të thyejë edhe një rekord tjetër të rëndësishëm. Ai synon të tejkalojë shifrën prej 27 golash në një sezon, rekord që mbahet nga Dani Güiza që nga edicioni 2007/08.
Deri në fund të sezonit, Mallorca ka edhe disa ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Muriqi do të duhet të shënojë të paktën nëntë gola për të hyrë edhe në këtë kapitull të historisë së klubit.

















