Shqip kudo që je!

Gallapeni pas humbjes nga Turqia: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë

Gallapeni pas humbjes nga Turqia: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë - Gallapeni pas humbjes ngaTurqiaNukiadolëmporkjonuknandalë

Ylli i ndeshjes së mbrëmshme, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes nga Turqia, që i dha fund ëndrrës së Kosovës për Botëror.

Gallapeni ka thënë se kjo është një humbje që dhemb, “sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund”, shkruan Reporteri.net.

“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund. E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë. Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku. 🇽🇰”, ka shkruar Gallapeni.

Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e Fundit

Në Fokus