Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po e shqyrton fuqimisht largimin e SHBA-së nga aleanca e NATO-s.
Në një intervistë me The Telegraph, presidenti amerikan tha se gjithmonë e dinte se aleanca ishte një “tigër letre”, transmeton Telegrafi.
SHBA-të janë një nga anëtarët themelues të NATO-s kur ajo u krijua në vitin 1949.
Trump i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e NATO-s gjatë luftës së Iranit, për mos ofrimin e mbështetjes së mjaftueshme ushtarake për Uashingtonin.
I pyetur në lidhje me intervistën e Trump me Telegraph në një konferencë për shtyp në Downing Street tani, Keir Starmer tha: “NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë”.
“Na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, shtoi kryeministri britanik.
Starmer theksoi se “pavarësisht presionit” mbi të dhe udhëheqës të tjerë kombëtarë, ai do ta vinte “interesin kombëtar” në radhë të parë dhe do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës.
Kryeministri britanik i përgjigjet Trump-it: NATO është jetike për sigurinë globale
Facebook
LinkedIn
x.com
Pinterest
WhatsApp
Lajme Tjera



Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026






“Shame and Money” i Visar Morinës shfaqet premierë në Berlin
10 Shtator, 2026
Lajmet e Fundit



Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur
11 Shtator, 2026

Kuvendi vazhdon sot përpjekjen për zgjedhjen e nënkryetarëve
11 Shtator, 2026


19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
11 Shtator, 2026